Shqiperia
Shqipëria shtrihet në Evropën Juglindore, në Perëndim të Gadishullit Ballkanik, në koordinatat gjeografike: 39 16' gjatësi dhe 42 39' gjerësi. Shqipëria ka një sipërfaqe prej 28.748 km2.
Gjatësia e vijës kufitare të Republikës së Shqipërisë është 1094 km; nga të cilat 657 km janë vijë kufitare tokësore, 316 km vijë bregdetare, 48 km vijë ndarëse e lumenjve dhe 73 km e liqeneve.
Republika e Shqipërisë kufizohet në veri nga Mal i Zi, në veri-lindje nga Kosova, në lindje me FYROM, kurse në jug dhe jug-lindje ajo kufizohet me Greqinë.
Në perëndim, Shqipëria laget nga deti Adriatik dhe deti Jon.
Lartësia mesatare është 708-m mbi nivelin e detit, pra dy herë më e madhe se ajo e Evropës.
Shqipëria është me reliev të thyer dhe malor, me përjashtim të zonës pjellore të bregdetit Adriatik.
Mali Korabit (2,763 m), është mali më i lartë i vendit.
Lumenjtë kryesorë janë Drini, Mati, Shkumbini, Vjosa dhe Semani.
Shqipëria përfshihet në zonën sub-tropikale me lagështirë të hemisferës veriore dhe në zonën me klimë mesdhetare.
Klima bregdetare është tipike mesdhetare, me verë të nxehtë, të thatë dhe dimër të butë, të lagët.
Pjesa malore në brendësi, veçanërisht në veri, ka dimra të ashpër dhe verëra të buta.
Më shumë se një e treta e Shqipërisë është e mbuluar nga pyje, një e treta është kullotë dhe vetëm rreth një e pesta është e kultivuar. Shqipëria ka një pozicion ideal gjeografik, klimë shumë të favorshme, shtrirje të gjatë plazhesh të pastër, male të lartë dhe liqene.
Kromi, hekur-nikeli, bakri, qymyrguri, nafta dhe gazi janë disa nga mineralet nëntokësore më të rëndësishme që gjenden në Shqipëri.
Popullsia
3,600,523 (Qershor 2009)
Kryeqyteti
Tirana (nga viti 1920)



